Shkup, 4 gusht – Mot me diell me rritje graduale të temperaturës, paralajmëron DPHM nga dita e martë.
Pas ditës së nesërme me 34 gradë maksimale, vijon rritje të temperaturave deri 39 gradë, posaçërisht nga fundi i javës. UV indeksi sërish do të jetë 9, përjcellë KOHA.
Temperatura më të larta do të ketë nga mesi i javës, kur edhe vranësirat do të rriten. Posaçërisht ngrohtë do të jetë në juglindje.
Nesër temperaturat do të lëvizin prej 11 minimale deri 34 gradë, të martën prej 10 deri 36, ndërsa prej të mërkurës deri të premten prej 12 deri 39 gradë Celsius. (koha.mk)