Shkup, 1 prill – Bashkë me pranverën, vijnë edhe alergjitë .Sipas pneumologëve, personat që ndikohen nga poleni përfshijnë probleme të frymëmarrjes, syve dhe të lëkurës. Simptomat dhe reagimet e shkaktuara nga alergjitë mund të rezultojë edhe në çrregullime të gjumit dhe si të tilla do të çojnë në degradimin e cilësisë së jetës. Rreth 30 % e qytetarëve të rruzullit tokësor kanë ndjeshmëri ndaj polenit, thonë pulmologët, kurse kjo alergji mund të manifestohet në çfarëdo moshe. Simptomat më të shpeshta të alergjisë së rrugëve të frymëmarrjes manifestohen përmes teshtitjes, sekrecioneve të hundës, lotimit të syve, kollitjes dhe djersitjes.
Prandaj një këshillë për prindërit është që sa herë që fëmija kollitet për një kohë të gjatë, ose është vazhdimisht i vrenjtur, dhe vërehen këto simptoma, është e nevojshme të vizitohet te mjeku, sepse aludohet për një alergji. Personat e prekur nga alergjitë e pranverës, sa vjen e rritet numri. Dr.Afrim Aliu thotë se fëmijët e vegjël janë më të prekur nga alergjitë, sidomos në pranverë. Sipas tij me kalimin e kohës organizmi adaptohet dhe nuk nxit reaksione të vrullshme, ndërkohë që ai rekomandon terapi adekuate dhe largim nga ambientet alergjike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Shoqata Botërore e Astmës, kanë shpallur shekullin XXl si shekullin e epidemive dhe sëmundjeve alergjike, që stimulohet nga ndotja e lartë e ajrit, veçanërisht nga përqendrimi i lartë i acideve radikale siç është azoti, squfuri, grimcat e ozonit, benzoatet dhe të tjera të ngjashme, të cilat shkaktojnë një plagë të madhe në mukozën respiratore. (koha.mk)