Nëse po shpresoni se me kalimin e viteve problemi juaj me alergjitë në sezonin e pranverës, do të përmirësohen, kjo nuk mund të ndodh. Një studim i ri thotë se ngrohja globale do të sjellë shumë më shumë teshtima dhe probleme me frymëmarrje në Evropë në mes të shekullit. Mendohet që niveli i polenit do të katërfishohet në pjesën më të madhe të Evropës, ndërsa temperaturat më të ngrohta do të lejojnë që bimët të thellojnë rrënjët dhe dyoksidi i karbonit do të bëjë që ato të rriten më shumë. Revista Nature Climate Change, përmend gjithashtu edhe faktorin ‘njeri’ si një nga shkaktarët e këtij problemi.