Shkup, 13 dhjetor – Këshilli për vlerësim të akteve prokuroriale në Gjykatën Penale e ka miratuar akuzën e Prokurorisë Speciale për lëndën të njohur “Titanik 3” ,njofton Portalb.mk.
Në këtë rast PSP e akuzon koordinatorin e grupit të deputetëve të BDI-së, Ejup Alimin dhe anëtarin e Komisionit Komunal të Komunës së Çairit, Ismet Guri.
Të dy Prokuroria Speciale i ngarkon për veprën “shkatërrim të materialit zgjedhor”.
Emri i gjykatësit dhe data për fillimin e gjykimit plotësisht do të kuptohen.