Shkup, 21 shkurt – Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë të Veriut i informon të gjithë tatimpaguesit se do të bëjë pranimin e llogarive vjetore dhe raporteve financiare për vitin 2018 më datat 26,27 dhe 28 shkurt dhe më 15 mars nga ora 08:00 deri në orën 21:00.
Gjatë këtyre ditëve, por nga ora 08:00 deri në orën 16:00, Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë të Veriut mundëson pranimin e llogarive vjetore në formë letre për vitin 2018 për subjektet juridike edhe në Kratovë, në objektin e Komunës, Demir Hisar, gjithashtu në objektin e Komunës dhe në Krushevë në objektin e Uni Bank. Në këto qytete Regjistri Qendror nuk ka zyre të veta.
Nga Regjistri Qendror subjektet mikro dhe makro të cilët nuk do të dorëzojnë llogari vjetore në formë letre në afatin e paraparë ligjor, do të kenë mundësi llogarinë vjetore, në pajtim me Ligjin për shoqëritë tregtare ta parashtrojnë në formë elektronike deri më 15 mars të vitit 2019. (koha.mk)