Në Sekretariatin për Çështje Evropiane sot u bë pranim-dorëzimi i detyrës së Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane ku zëvendëskryeministri i emëruar Bujar Osmani zyrtarisht mori detyrën nga paraardhësi i tij Arbër Ademi.
Ademi gjatë takimit të pranim-dorëzimit të detyrës njoftoi Osmanin për fushëveprimin e punës si dhe projektet dhe aktivitetet e Sekretariatit, dhe njëkohësisht i dëshiroi sukses në vazhdimin e rrugës drejt integrimeve evropiane të vendit. Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të qëllimeve strategjike në këtë fushë dhe veçanërisht arritjen e sukseseve të mëtutjeshme duke përafruar kështu vendin në familjen Evropiane.