Tre binjakë anglezë kanë përfunduar në pranga në Londër për të njëjtin krim: operacioni i Scotland Yard u nis nga një sekuestrim armësh zjarri në 2017-tën që çoi në ndalimin e 4 personave.
Analizat e ADN-së megjithatë ua vështirësuan punën hetuesve, sepse ishin njësoj për binjakët dhe ata nuk dinin se kë të shenjëstronin. 28-vjeçarët qenë të ndërgjegjshëm për këtë fakt dhe e kanë shfrytëzuar për të ngatërruar forcat e rendit. Në fund, pas vëzhgimit të kujdesshëm u arrit të provohej përfshirja e të treve në shkeljet që kishin çuar në pranga edhe disa persona të tjerë.
Ricky e Ralston Gabriel, që të dy futbollistë gjysëmprofesionistë u dënuan me 14 vjet heqje lirie, ndërsa Reiss, vëllai I tretë, me 18 vjet. Të tre ata arritën t`i sillnin rrotull policët për më shumë se një vit. Akuzat e ngritura ndaj tyre janë ato të armëmbajtjes me qëllim rrezikimin e jetës.