Shkup, 3 janar – Policia e Maqedonisë ka arrestuar një shtetas nga Shqipëria në kalimin kufitar të Bllacës së Poshtme. Ministria e Brendshme maqedonase ka bërë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet V.Z 23 vjeç nga Durrësi, që kishte pasaportë të Bullgarisë.
Ai u arrestua, për shkak se ndaj tij ka fletë-arresti ndërkombëtar nga Gjermania. V.Z pas arrestimit u dërgua në stacion policor për procedura të mëtejshme.