Tetovë, 16 tetor – Pjesëtarë të Policisë së Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, të hënën mbrëma rreth orës 20 kanë arrestuar 21-vjeçarin F.M. nga fshati Pallaticë, shkruan gazeta KOHA.
Ai, sipas njoftimit të policisë, është i dënuar për veprën penale me dy vite burg. Pas mbajtjes së shkurtër në Stacionin Policor në Tetovë, me urdhër të Gjykatës F.M. është dërguar për vuajtjen e dënimit në burgun e Idrizovës. (koha.mk)