Pas barazimit në debutimin e tij në stolin e Genoas, Cesare Prandelli provoi edhe shijen e humbjes, teksa kuqeblutë u mposhtën nga Roma me rezultatin 3-2. Një fitore shprese dhe qetësie kjo për verdhekuqtë, por edhe për trajnerin Di Francesco, e ardhmja e të cilit ishte në pikëpyetje prej javësh. Gjithsesi festa nuk mund të jetë e plotë, pasi menjëherë kanë shpërthyr polemikat dhe protagonist ka qenë Prandelli, i cili ka ngritur zërin për një 11-metërsh të padhënë për skuadrën e tij.
Bëhet fjalë për një episot me sulmuesin veteran maqedonas, Goran pandev, Ii cili kërceu për të gjuajtur me kokë, por Florenzi e shtyu me të dyja duart, duke i hequr mundësinë e një goditjeje të qetë dhe të saktë.
Gjithsesi për çudi, jo vetëm arbitri në fushë që e cilësoi të rregullt, por edhe VAR-i nuk ndërhyri, duke lënë që loja të vijonte dhe duke u hapur udhë polemikave.
“Jemi të zhgënjyer, pasi ishte një penallti shumë e qartë, faull me duar e me këmbë. Nuk arrij ta kuptoj se si nuk u dha ajo penallti. Ne kemi bërë shumë gabime teknike, por fati i takimit u vendos nga ato arbitrare. Nuk mund ta kuptoj se pse nuk Ii shohin mirë situatat”, deklaroi Ii zhgënjyer Prandelli.