Shkup, 30 tetor – Me dhënien e dëshmive materiale të PPS-së sot vazhdoi debati kryesor për lëndën “T.N.T.”. Prokurori Burim Rustemi për 1,5 orë prezentoi marrëveshje, ankese, vendime, kërkesë për mendime dhe elaboratet lidhur me kompleksin “Kosmos”.
Rustemi me kërkesë të mbrojtjes vazhdoi me leximin e detajuar të 129-të prej gjithsej 684 dëshmive, të cilat janë me rëndësi esenciale për këtë lëndë.
Gjykatësi Ognen Stavrev dha gjysmë ore pushim pas së cilit duhet të vazhdojë nxjerrja e edhe 30-të dëshmive.
Në Gjykatën Penale të pranishëm janë të akuzuarit ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-kryetari i mëparshëm i Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Sipas aktakuzës së PPS për rastin “T.N.T.” të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e “Kosmosit” të biznesmenit Fijat Canovski.