Në Gjykatën e Apelit Shkup sot mbahet debat publik për atë nëse incizimet nga bisedat e përgjuara do të mund të shfrytëzohen si dëshmi në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Tenderët, në të cilin akuzohet ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska për tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, nga projekti “Shkupi 2014”. Prokurori i PPS-së, Stevço Donev në seancën e sotme publike tha se nga përmbajtja e bisedave të përgjuara të cilat janë parashtruar si dëshmi del se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.
Sipas avokatit Sasho Duovski i cili e mbron Kançevska-Milevskën, dëshmitë e kundërligjshme nuk munden në asnjë mënyrë, sipas asnjë ligji vendor, Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të jenë dëshmi në procedurë gjyqësore. Kërkoi “bombat” të mos merren si dëshmi. Në seancën e sotme nuk mori pjesë ish-ministrja e Kulturës Kançevska Milevska.
Këshilli për vlerësimin e aktpadisë së Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup, më 27 shtator të këtij viti i refuzoi të a.q. “bomba” si dëshmi në rastet “Tenderë”, “Toplik” dhe “Tortura”. Në rastin “Tenderë”-t akuzohet ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançevska Milevska për tenderin për zbatimin e punimeve ndërtimore në Muzeun e VMRO, nga projekti “Shkupi 2014”. Në “Toplik” dyshohen gjashtë persona të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për ndërtimin e “Qytetit të diellit”, ndërsa “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Lube Boshkoski.
Incizimet e bisedave të përgjuara deri më tani janë pranuar si dëshmi në lëndën “Treqind” në të cilën akuzohet ish ndihmësministri i MPB-së Gjoko Popovski edhe për “Dhunë në Qendër” në të cilin akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa janë hedhur poshtë për “Titanik”, “Tenk”, “Tifani” dhe “Trevnik”. Seanca në Gjykatën e Apelit dje u anulua për shkak të mungesës së gjykatëses Liljana Ivanovska-Shopova për obligime zyrtare.