Shkup, 19 dhjetor – Prokuroria Publike Speciale sot publikoi se ka hapur shtatë hetime të reja në të cilat të dyshuar janë 17 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim dhe vepra të tjera penale.
Hetimi i parë me emrin “Shërbime të huaja”, siç informoi prokurorja Fatime Fetai, u dedikohet dy personave të dyshuar, njëri kryerës i drejtpërdrejt, ndërsa tjetri si nxitës. I dyshuari i parë është ish-shef për teknikë operative në DSK i cili ka bërë raport që të konfirmohet teza e promovuar atëherë se përgjimin masiv ilegal e kanë kryer shërbimet sekrete. Në dhjetor të vitit 2014 përmes favorizimit të kompanisë së huaj ka fituar tender për pajisje në MPB. Gjithë procedura, sipas PSP-së, është zbatuar në mënyrë jo të ligjshme.
Në rastin e dytë “Pikëpagesa” (Drumarina) është e dyshuar një ish-deputete për keqpërdorim të kompensimit për shpenzime rrugore në periudhën nga korriku i vitit 2011 deri në dhjetor të vitit 2015. Ajo ka dhënë llogari fiskale të rrejshme për udhëtime të realizuara nga vendi i banimit, edhe pse ka pasur akomodim në Shkup. Sipas të dhënave të konfirmuara nga PSP, edhe pse llogaritë e dorëzuara reale, ajo për periudhën e theksuar duhej të ketë kaluar 235.928 kilometra. Është konfirmuar se kilometrazhi i automjetit me të cilin i ka realizuar udhëtimet ka qenë 133.520 kilometra. Me këtë ka bërë keqpërdorim të mjeteve në vlerë prej rreth 100.000 euro.
Hetimi tretë “Rentgen” i dedikohet ish-ministrit të Shëndetësisë për furnizim të pajisjes për laboratorë radiologjik në vitin 2012. Ai është i dyshuar për favorizimin e një firme që ta fitojë tenderin për pajisjen. Në janar të vitit 2014 marrëveshje është shkyçur pasi në opinion dolën informata për pjesëmarrje në tenderin e një një gazetareje dhe të ëmës së saj. Megjithatë, ministri nuk e ka shkyçur tenderin, por ka firmosur marrëveshje me firmën e ranguar të dytë me ç’rast është bërë keqpërdorim i shumës prej rreth 860.000 euro.
Hetimi i katërt “Producenti” i dedikohet një ish-ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i cili në nëntor të vitit 2009 pa furnizim publik ka firmosur marrëveshje me shtëpinë producente “Smart centar” SHPKNJP Shkup për xhirim të emisioni i cili është emetuar në TV Sitel në vlerë prej 50.000 euro.
Hetimi i pestë “Liderë” që e hapi PSP del nga biseda telefonike e realizuar midis liderëve të dy partive politike lidhur me rrënimin e një objekti të ndërtuar ilegalisht. Është i dyshuar pronari i objektit që ka qenë i ndërtuar në periudhën nga nëntori i vitit 2011 deri në shkurt të vitit 2013 pa leje në sipërfaqe prej 1.000 metra katrorë.
Rasti i gjashtë “Tarifa 2” i dedikohet keqpërdorimit të furnizimit të ERP softuerit në ELEM. I dyshuar është një person i cili tanimë është i akuzuar edhe në lëndën “Tarifa”. Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar me keqpërdorimet e bëra është 288.880 euro.
Hetimi i shtatë “Transportuesi 2” është vazhdim i rastit “Transportuesi 1”, ndërsa i dedikohet keqpërdorimeve me transport të nxënësve në Manastir në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2011. Edhe në këtë hetim është ish-kryetari i komunës së Manastirit, por edhe tre drejtorë të shkollave fillore. Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar me keqpërdorimet e bëra në “Transportuesi 2” është 1.873.583. denarë.