Shkup, 6 mars – Prokuroria Publike e Maqedonisë (PP) informon se po shqyrtohen shkaqet për vdekjen e personit i cili u gjend dje rreth orës 18 në rrugën rajonale Veles-Gradsko.
Pas identifikimit, siç informojnë nga PP, është vërtetuar se personi i vdekur është D.V., tridhjetë e tre vjeçar, banor i fshatit Haxhimatovë, Komuna Llozovë.
“Prokuroria Publike Themelore në Veles ka kryer hetim në vendin e ngjarjes me ç’rast janë gjetur gjurmë të cilat janë dhënë për ekspertizë të mëtejshme. Prokurori kompetent publik ka dhënë urdhër për tu kryer autopsia e trupit të të ndjerit”, deklaroi PP.