Shkup, 4 prill – Prokuroria Publike Themelore parashtroi propozim akuzë kundër personit i cili më 25 mars në sheshin “Maqedonia” e sulmoi deputetin dhe liderin e PLD Goran Milevski.
I akuzuari dyshohet për vepër të kryer penale “dhunë” dhe për të është dorëzuar edhe propozim për përcaktimin e masës paraburgim.
“Më 25 mars të këtij viti, i akuzuari në sheshin Maqedonia fizikisht sulmoi deputetin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Identiteti i të akuzuarit u konfirmua pas paraqitjes të qytetarëve pasi me urdhër të Prokurorisë Publike Themelore Shkup u publikua fotografia e tij nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore së bashku me akuzën deri te gjykata është dorëzuar dhe propozim për përcaktimin e masës paraburgim për personin e akuzuar”, thuhet në kumtesën nga Prokurorinë Publike.