Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Katy Perry ka festuar ditën e saj të lindjes dhe sigurisht, nuk mund të mungonin edhe urimet nga kolegët e personazhe të tjerë të njohur të ekranit. Një nga miqtë e Perry-t, Ellen DeGeneres ka zgjedhur ta urojë këngëtaren duke postuar një foto, ku shfaqet krah Katy-t dhe sytë i ka ulur drejt gjoksit të saj. “Gëzuar ditëlindjen Katy Perry. Erdhi koha të nxjerrim tollumbacet!”, – shkruan DeGeneres në Twitter. Menjëherë kundrejt moderatores kanë mbërritur një sërë kritikash, ku e akuzojnë Ellen për seksizëm. Gjithashtu, ata i kanë kërkuar moderatores së famshme të fshijë foton dhe të kërkojë falje publike, sepse sipas komentuesve, nëse një mashkull do të kishte bërë këtë gjë, atëherë “e gjitha bota do të kthehej përmbys”. Ndërkohë nga ana e Ellen nuk ka akoma një koment lidhur me këtë.