Një ditë e mirë nuk shihet në mëngjes, por në momentin që shtriheni. Nëse zgjoheni të lodhur e me dhimbje koke kjo nuk do të thotë që dita juaj nuk do të jetë e mirë, por që keni fjetur keq. Por cili është pozicioni më i përshtatshëm i gjumit?
FJETJA NË SHPINË. Ky është pozicioni më i mirë i gjumit! Duke fjetur në këtë mënyrë ju do të parandaloni dhimbjet e qafës, shpinës si dhe acidin refluks.
DUKE FJETUR NË ANËN TUAJ TË MAJTË OSE TË DJATHTË do të minimizoni problemet e aparatit tretës, por vlen për t’u thënë se nuk është pozicioni ideal për gjoksin dhe fytyrën.
FJETJA NË POZICIONIN E FETUSIT: Nëse nuk jeni shtatzënë, ky është pozicioni që nuk rekomandohet nga mjekët. Në mëngjes mund të çoheni me dhimbje shpine dhe qafe.
TË FLESH ME BARK. Nëse ky është pozicioni juaj i preferuar, na vjen keq t’ju themi që duhet ta ndërroni. Duke qenë se koka është e anuar anash kjo mund të çojë në dhimbje qafe gjithashtu dhe shpine pasi shtylla kurrizore nuk është një pozicion neutral