Ish-këshilltarja e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Dina Powell, i bëri të ditur presidentit amerikan Donald Trump se nuk është e interesuar të marrë vendin e Nikki Haleyt si ambasadore e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, theksuan burime të administratës amerikane për Associated Press.
Zonja Powell, 45 vjeçe, menaxhere e ”Goldman Sachs”, ka folur drejtpërdrejt me presidentin Trump, duke i kërkuar atij të hiqte emrin e saj nga lista e kandidatëve të OKB-së.
Pavarësisht afrimitetit me Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, Powell u kundërshtua edhe nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton.