Uashington, 20 shtator – Janë aplikuar më shumë se 5,95 miliardë doza të vaksinave kundër Kovid-19 në 184 vende, por procesi i vaksinimit vazhdon me një ritëm të pabarabartë në mbarë botën, lajmëroi Blumberg të cilët referohen në analiza personale.
“Gjithsej, janë aplikuar më shumë se 5,95 miliardë doza. Kjo është mjaft për vaksinim të plotë të 38,7 për qind të popullsisë botërore. Shkalla mesatare e vaksinimit për momentin është 33,1 milionë doza në ditë. Nëse ky trend vazhdon, do të nevojiten edhe gjashtë muaj për vaksinimin e 75 për qind të popullsisë”, thekson agjencia.
Në vendet dhe rajonet me të ardhura të larta, vaksinimi është 20 herë më i shpejtë sesa në rajonet me të ardhura të ulëta.
Blumbergu vlerëson se 386 milionë doza janë aplikuar në SHBA, në Spanjë, 77 për qind e popullsisë plotësisht është vaksinuar. Në Francë – 72,7 për qind, në Itali – 67,9 për qind, Në Britani të Madhe – 66,5 për qind, në Gjermani – 63 për qind, në Izrael – 61,6 për qind.
Në të njëjtën kohë, në Republikën Demokratike të Kongos, plotësisht janë vaksinuar më pak se 0,1 për qind, në Çad dhe Sudanin Jugor – 0,1 për qind, në Benin dhe Haiti – 0,2 për qind. Në Rusi, janë aplikuar 87,8 milionë doza, ndërsa 27,6 për qind e popullsisë plotësisht është vaksinuar.