Nga Andrew MacDOWALL
Një fytyrë e njohur është afishuar në rrugët dhe sheshet e harruara të qytetit të Mitrovicës veriore në Ballkan. “Serbët i qëndruan në krah gjatë gjithë kohës!” thotë slogani anglisht poshtë imazhit gjigand të Donald Trump i cili “vështron ngultas” kalimtarët. Shumica në qytetin kosovar të dominuar nga serbët janë dakord. Përgjithësisht serbët ishin të kënaqur për fitoren e Trumpit, vetëm se ai mundi gruan e armikut të tyre Bill Klinton, i cili në ‘90-tën udhëhoqi bombardimin kundër forcave serbe në Bosnje dhe Kosovë. Tashmë, ballkanasit po hasin sërish krizë. Kufijtë po vihen në dyshim, tensionet etnike po nxiten, po diskutohen shkëmbime tokash si mjet i fundit për të parandaluar përhapjen e dhunës. Harrojeni për një moment Kinën dhe Lindjen e Mesme: ish- Jugosllavia listohet si e para mundësi që t’i krijojë problem politikës së jashtme të Trumpit. Muajin e kaluar, trenit serb të destinuar për të kaluar në Mitrovicë, iu mbishkrua në disa gjuhë slogani “Kosova është Serbi”. Kjo u bë shkas që të nxisë krizë të fortë në rajon. Shumica e Kosovës dominohet nga shqiptarët, të cilët përbëjnë 90 për qind të popullatës.
Edhe pse treni u ndalua jashtë Kosovës, shtetet anëtare të NATO-s Shqipëria dhe Kroacia, i kërkuan aleancës që të rishihet plani paqeruajtës i Kosovës. Presidenti serb Tomisllav Nikoliq, tha se ai dhe njerëzit e tij do të armatoseshin personalisht nëse serbët e Kosovës do të kërcënoheshin. Adrijana Hoxhiq, drejtuesja e Zyrës Administrative të Mitrovicës veriore tha: “”Unë besoj se gjithë këto tensione nuk kanë lidhje me qytetarët. Në veri të Kosovës, ekziston ende shpresa që do të largohet frika. Personalisht jam e lodhur nga Prishtina dhe Beogradi, sepse jemi viktima të politikës”. Pastaj kemi shembullin e Bosnjës. E ndarë mes dy pjesëve federale- ajo serbe dhe ajo bosnjo-kroate pas tre vitesh luftë në 1990, ky shtet nuk është “shëruar” kurrë. Republika Serbe autonome kërcënon vazhdimisht të mbajë referendum për pavarësinë, ndërkohë që serbët boshnjakë kërcënojnë se do të bojkotojnë institucionet e qeverisë qendrore në Sarajevë që kanë sfiduar gjykatën ndërkombëtare për vendimin e saj që e shpalli të pafajshme Serbinë nga pjesëmarrja në gjenocid në luftën e viteve 1992-1995.
MOSMARRËVESHJET E NGRIRA NË ISH-JUGOSLLAVI
I ndarë veç, Mali i Zi, objekt i një trazire politike së fundmi në të cilën qeveria deklaron se institucionet ruse janë përpjekur të organizojnë një grusht shteti. Së fundmi, Maqedonia, pjesa jugore e republikës ish-Jugosllave, po lufton që të formojë qeveri të re pasuar nga një krizë e tejzgjatur politike në të cilën shqiptarët etnikë bëhen gjithnjë e më të pakontrolluar. Vendit iu rikthye vëmendja kur një anëtar i Kongresit, i afërt i Trump, sugjeroi se ajo duhet ndarë mes fqinjëve të saj.
Dana Rohrabacher, kryetar i komitetit të marrëdhënieve të jashtme diplomatike, ka mbrojtur vazhdimisht Valdimir Putin, nxit një reagim të ashpër nga Shkupi. Ai tha: “Maqedonia nuk është shtet. Ndjesë, por nuk është shtet”. “Situata është katastrofike” thotë Belgzim Kamberi, shqiptari aktivist tek Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë dhe anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje. “Afro dy dekada pas lufte, dhe akoma nuk ka paqe. Çështja shqiptaro-serbe nuk është mbyllur për Ballkanin: janë izraelitët dhe palestinezët e Evropës”. Si gjithnjë, rajoni vuan jo thjesht prej fërkimeve të brendshme, por prej faktorëve të jashtme. BE, e paralizuar prej problemeve të vetat ekzistenciale, ka ftohur zgjerimin e Ballkanit Perëndimor. Ende nuk është plotësisht e qartë qasja e administratës Trump. Ndërkohë që Rusia kërkon të projektojë fuqinë e saj në rajonin që e sheh si brenda sferës së influencës së vet. Kosova mbetet një çështje e nxehtë. Fitoi pavarësinë prej Serbisë në 2008, por Beogradi nuk e njeh kurrsesi. Një ndërmjetësim i marrëveshjes së BE-së në 2013 i premtoi Serbisë përshpejtim të lëvizjes drejt anëtarësimit, ndërsa për Kosovën, hapat drejt statusit kandidat. Por BE ka mjaftueshëm kriza të vetat primare tashmë. Linjat ndarëse të papajtueshme janë më të dukshme se më parë.
SHKËMBIMET TOKËSORE
Në veri të Kosovës, rrugët janë mbushur me flamuj serb, monedha zyrtare është dinari serb, shumë shërbime ofrohen nga kompani serbe dhe në rrugë dëgjohet të flitet gjuha serbe. Makinat qarkullojnë pa targa, ato me targa të Kosovës hiqen në hyrje të veriut. Në të kundërt, Mitrovica e veriut në anën tjetër të lumit Ibër administrohet më vete dhe pothuaj është tërësisht shqiptare.
“Nëse sjell dikë në Mitrovicën Veriore, do të të thonë se është më shumë serbe se kosovare, por nuk është e vërtetë, – thotë Hoxhiq. – Nuk jam i sigurt nëse ka qëndrueshmëri”. Hoxhiq thotë se rajoni do të ishte më mirë nëse shkëmbimi i territoreve të diskutohej më herët në bisedimet e bëra për Kosovën pas luftës së 1999. Sot disa analistë qarkullojnë idenë e shkëmbimit të territoreve sërish: Mitrovica Veriore t’i jepet Serbisë dhe shumicës shqiptare t’i kthehet lugina e Preshevës si pjesë e Kosovës.
“Tani na duhet që të zgjedhim mes shumë opsionesh të këqija”, thotë Hoxhiq.
Pavarësisht simboleve nacionaliste, ka gjithmonë etje për t’u konfliktuar mes njerëzve të thjeshtë në rajon. Shumë shprehin sensin e pafuqisë përballë dredhive gjeopolitike nga fuqitë më të mëdha. “Ata të cilëve duhet tu drejtohet gishti janë populli Shqiptar dhe Serb. Sepse politikanët prej populli vijnë ” thotë Vukoje Utviç, ish-shoferi i ambulancës 74-vjeçar. – Kemi parë shumë luftëra”.
Diplomatët e rajonit në bisedimet për konfliktet janë të ftohtë, edhe pse shqetësohen për vrullin e shpejtë të tensioneve politike për të fituar përparësi dhe për të krijuar shpërqendrim mes politikës në përballjet e brendshme. “Ka vetëm një sponsor potencial për ndryshimin e kufijve, Rusia, e cila në fakt nuk është shumë e dhënë mbi këtë ide, dhe nuk jam i sigurt nëse shtetet e reja mund të mbrojnë territoret që pretendojnë, – thotë një diplomat perëndimor me goxha eksperience të gjatë në rajon. -Dhe nuk i frikësohem ndonjë përsëritje të 2004-ës (ku trazirat dhe sulmet mbi serbët e Kosovës çuan rreth 30 numrin e të vdekurve). Të gjithë janë të bindur për dialogun e Brukselit, ndryshimi i kufijve nuk është i përfshirë. Gjithsesi, njerëzit mendonin njësoj edhe për Bosnjën para luftës, dhe pyesni mos ndoshta keni humbur diçka”.
Vitin 2017 diplomatët e përshkruajnë si “makth” për rajonin, zgjedhjet në Serbi, gjasat në rritje të zgjedhjeve të menjëhershme në Kosovë, dhe fillimi i manovrimit të zgjedhjeve boshnjake vitin tjetër. Paditë e para priten nga ekspertë të rinj nga gjykata të themeluar në Hagë për gjykimin e krimeve të pretenduara që janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila mund të implikojë anëtarët e elitës së lartë politike të territorit, në krijimin e një shkaku potencial për paqëndrueshmëri.
Sugjerimi i shkëmbimit të territorit ka sjellë sërish fokusin në Preshevë, qytetin e vogël, e varfër me shumicë shqiptare në jug të Serbisë ku barinjtë kullosin delet në kodrat që bien drejt e në sheshin kryesor. Lugina e Preshevës që përfshin komunat fqinje të Bujanocit dhe Medvegjës e cila qe qendër konflikti në 2001 mes autoriteteve serbe dhe kryengritësve shqiptarë që morën në kontroll pjesët e zonave në prag të luftës së Kosovës në 1998-1999. Në Kumanovë më 2015, qytetit afërsisht 32 km larg kufirit maqedonas, vdiqën 18 persona në një shkëmbim zjarri mes forcave lokale të sigurisë dhe luftëtarëve shqiptarë.
BASHKIMI MË I PËRHAPUR MES TË RINJVE
Shqipërim Arifi, kryebashkiaku i zgjedhur vitin e kaluar në Preshevë insiston që nuk do të ketë kthim pas në përcaktim kufijsh dhe luftërash që përkasin në të shkuarën. Arifi, i lindur e rritur në Gjermani, vë në dukje se detyrën afatgjatë e ka shoi, thirrjeve që i bënte Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën dhe mori qëndrim armiqësor ndaj qeverisë së Beogradit. Është fokusuar në angazhimin me autoritetet serbe për të trajtuar 70 për qind e papunësisë dhe shkatërrimit të komunës.
“Ne nuk duam të ndryshojmë kufijtë, – tha në zyrën e tij në ndërtesën e komunës, ku tregon bustin e vogël të heroit kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeut.- Nuk është as në interes të rajonit, as në interes ë shqiptarëve. Nëse ndryshojnë një kufi, atëherë është si kutia e Pandorës, reagim zinxhir, Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Kurdistan. Opsioni ynë i vetëm është të jemi së bashku Brenda BE-së”.
Jashtë komunës qëndron një kurorë e madhe që përkujton luftëtarët e vitit 2001, me fjalët: “Lavdi dëshmorëve të kombit në të gjithë trojet shqiptare”, një memorial lufte shumë i diskutuar, i hequr nga policia serbe në 2013, nën masa të rrepta sigurie. Nëpër rrugët e Preshevës, mbështetja për bashkimin e Kosovë-Shqipëri është e vakët, por më i përhapur mes të rinjve.
“Çdonjëri do të bëhet pjesë e kombit të tij, të jetojmë të bashkuar dhe në fund ne do ia arrijmë. Por, kjo nuk mund të arrihet sot pa armë se nëse do të ishte e mundur pa luftë, do të kishte ndodhur deri tani”, thotë Drita Murtezi, 24-vjeçarja e diplomuar për psikologji me diplomë në Gjuhë Shqipe në Universitetin e Tetovës, aktualisht e papunë, ndërsa shëtit në rrugën kryesore të Preshevës. Në kafen e sheshit të mbushur me muzikë elektronike të papërshtatshme, Kamberi me cigaren e pandezur bën gjeste duke evokuar Shqipërinë e bashkuar. “Nëse i frikohesh luftës atëherë nuk bën progres, – thotë ai. – Ne duhet të jemi të paqtë, por jo pacifistë”.
(Autori është korrespodent dhe analist i lirë i fokusuar në çështjet politike, ekonomike, biznesit dhe sigurisë në Ballkan dhe Evropën Qendrore e Lindore. Shkruan për The Guardian, World Politics Review, POLITICO Europe dhe Financial Times)