I bën një foto vajzës dhe e publikon në “Facebook” dhe kështu ndjekësit në ueb i shpëtojnë jetën fëmijës. Jade Bell, nënë 27-vjeçare, ka publikuar ‘online’ një foto të vajzës së saj, ku duket një dritë e çuditshme brenda njërit sy, ndaj dhe një përdorues e ka këshilluar t’i bëjë një vizitë të voglës dhe paralajmërimi i ka shpëtuar jetën. Vajza 1Fëmijës, vetëm 8 vjeçe, iu diagnostikua nga mjekët një ‘retinoblastoma’, një formë e rrallë kanceri në sy. Vajza filloi menjëherë një seri cikesh kimioterapie, por për fat të mirë, falë edhe diagnozës të zbuluar në kohë të shpejtë, tumori u reduktua dhe sot fëmija është jashtë rrezikut për jetën. Vajza 2“Ishte e tmerrshme të vija në spital dhe të mësoja për sëmundjen, – ka treguar nëna 27-vjeçare. – Për fat të mirë, me kimioterapi masa pak nga pak u zvogëlua dhe kjo gjë na dha kurajë të gjithëve ne”. Sëmundja që preku vajzën është shumë e rrallë dhe ka simptoma që shpesh mund të nënvlerësohen nga njerëzit.
Poston në Facebook një foto të vajzës dhe mëson diagnozën tronditëse (FOTO)
Leave a comment