Lionel Messi i ka kushtuar tribut ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Xavi Hernandez, pasi ky i fundit paralajmëroi pensionimin nga futbolli në fund të këtij sezoni. Messi ka përjetuar një prej periudhave më të mira të karrierës së tij kur luante me Xavin në mesfushë, transmeton Periskopi, përcjell gazeta Koha. Përndryshe, Xavi njihet si një prej mesfushorëve më të mirë të të gjitha kohëve në futboll.
“Ishte kënaqësi që vesha të njëjtën fanellë si ti, Xavi, shumë vite dhe shumë eksperienca së bashku, dhe e vërteta është se na mungove që ditën e parë që vendose të largohesh, për të gjitha ato që na jepje në fushë dhe jashtë saj,” shkruhet në tributin e Messit për spanjollin në Instagram.
“Ti e di që unë të uroj më të mirat në hapin e ri që fillon tani në jetën tënde. Sigurisht, ti do vijosh të kesh sukses në çdo gjë që ti bën në botën e futbollit. Të përqafoj fort!”.