Shkup, 2 prill – SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” – Shkup kumtoi se mundësuan këmbim të postës përmes anës rrugore, përkatësisht përmes anës sipërfaqësore me Shqipërinë, Greqinë, Kosovën., Rumaninë, Bullgarinë dhe Turqinë. Nga vendet fqinje, nuk ka këmbim të postës me Serbinë për shkak të mbylljes së kufijve. Këmbimi i postës ndërkombëtare me anë të aeroplanit edhe më tej është ndërprerë përkohësisht për shkak të aeroporteve të mbyllura.
“Duke e pasur parasysh situatën me koronavirusin si në Maqedoni ashtu edhe në nivel global, ju njoftojmë se akoma është vështirësuar këmbimi i postës ndërkombëtare me anë të aeroplanit. Për ato shkaqe, ka ndërprerje të përkohshme në pranimin e dërgesave nga komunikacioni ndërkombëtar për të gjitha shtetet, për të cilat, dërgesat bëhen me aeroplan”, qëndron në ueb faqen e Postës së RMV-së.
Siç cekin, është mundësuar pranim i dërgesave në të gjitha njësitë postare për shtetet: Shqipëri, Greqi, Kosovë, Rumani, Bullgari dhe Turqi, ndërsa për çdo ndryshim tjetër do të informojnë.
Sipas të dhënave të Lidhjes botërore postare (LBP), Agjencia e specializuar e KB-së për çështje postare, masat e ndërmarra për parandalim të përhapjes së Kovid-19 shkaktoi çrregullim të shërbimeve ndërkombëtare postare.
LBP, e cila në kohë reale e ndjek këmbimin ndërkombëtar postar vërejti rënie të tonazhit prej 10 për qind dhe rënie prej 15 për qind të numrit të dërgesave postare nga viti paraprak në periudhë prej 23 janarit deri më 23 mars të këtij viti. Periudha e merr parasysh valën e parë të masave të ndërmarra nga an e qeverive kundër COVID-19, duke filluar me mbylljen e aeroportit në Vuhan më 23 janar. (koha.mk)