Sot, Posta e Maqedonisë i hapi dyert për më të rinjtë e çerdhes “Biseri”.
Miqtë e tanë të sotëm, u shoqëruan me mikun e tyre të ri xhaxhi postierin për të cilin kishin pyetje të panumërta. Si adresohet një letër, ku duhet të dërgohet, a duhet të ketë pullë postare, çka është arka postare, ishin këto disa nga pyetjet të cilat i`a parashtruan mikut të tyre të ri, siç edhe ata vet e emëruan, miku ynë i mirë postier.
Qëllimi i këtyre takimeve, siç thuhet në kumtesë, është që t`u ofrohen të rinjve informata për rëndësinë e një letre bukur të shkruar, e dërguar si kartolinë postare apo letër, e dërguar dhe e adresuar drejtë përmes postës.
Ky është njëri prej aktiviteteve edukative të cilat Posta e Maqedonisë si kompani e përgjegjshme shoqërore i realizon brenda tërë vitit për fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore, si dhe për studentët të cilët duan që pjesën praktike ta realizojnë në Postat e Maqedonisë.
Posta e Maqedonisë i hapi dyert për fëmijët
Leave a comment