Shkup, 28 qershor – Posta e Maqedonisë u furnizua me 24 automjete pikap dhe furgonë me mbartje prej 2.5 tonëve. Ky investim është i rëndësishëm për përmirsimin e procesit teknologjik në Postën e Maqedonisë dhe paraqet rritje të theksuar të kapaciteteve të kompanisë. “Me këtë furnizim do të përmirësohet cilësia e shërbimeve postare, përmes lehtësimit direkt të fazës së transportit të dërgesave. Përveç përmirësimit të shërbimeve ,investimi do të ketë efeket edhe mbi përmirësimin e kushteve të punës gjatë fazës së transportit. Udhëheqësia e Postës së Maqedonisë mbetet e përkushtuar në përmirësismin e vazhdueshëm të shërbimeve të saja në interes të qytetarëve dhe komapnisë”, thuhet në komunikatën e Postave të Maqedonisë.