Mourinho u largua nga konferenca për shtyp pas humbjes 0:3 në shtëpi nga Totenhemi. Portugezi kërkoi më shumë respekt dhe me këto fjalë e lëshoi konferencën. Special One e lëshoi shumë shpejtë konferencën pasi regjistroi edhe humbjen e dytë në Premier Ligë.
“Ata nuk kishin ndonjë gjë speciale. Ne pranuam gol nga korneri i tyre i parë. Deri në minutën e 50-të nuk kishin asnjë gjuajtje. Ju dëshironi që me atë gol të kundërshtarit ti jepni fund gjithë ndeshjes. Ju jeni duke e humbur kohën tuaj kot. Unë jam bindur që gjykuesi më i mirë në futboll janë tifozët. Ju vetëm mund të vazhdoni me kritikat tuaja. Ne kemi humbur ndeshjen edhe ndaj Sevillas këtu e më pastaj u vërshëllyem nga tifozët sepse e merituam. Sot ne humbëm ndeshjen përsëri por tifozët na duartrokitën sepse zhvilluam ndeshje të mirë. Rezultati ishte 3:0. Ju nuk e dini se çfarë do të thotë ky rezultat. Tre me zero do të thotë ‘Tre Premier Liga për mua’. Vetëm unë vetë i kam fituar më shume se 19 trajnerë tjerë së bashku. Tre për mua dhe dy të tjera për ta. Respektoni, respektoni, respektoni”, ishin fjalët e Mourinhos, ish trajnerit të Chelseat.