Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, Instituti francez sot prej orës 18:00 do ta organizojë ngjarjen “50 portrete të grave në Maqedoni kushtuar promovimit të të drejtave të grave” për ta promovuar barazinë gjinore në sferën shoqërore dhe politike.
Është paralajmëruar prania e grave nga sfera të ndryshme të veprimit, të cilat do të përgjigjen në pyetjen “Në cilën mënyrë në përditshmërinë tuja i përfaqësoni të drejtat e grave?”
Fotografi Millan Strezovski me atë rast bëri portret, ndërsa 50 portretet më mbresëlënëse do të ekspozohen në Institutin francez në Shkup dhe do të vendosen në faqen e tij të Fejsbukut.
“Stereotipet e pengojnë barazinë e plotë gjinore. Me atë rast, Dita ndërkombëtare e të drejtave të grave, e cila shënohet më 8 Mars, është përkujtimi i luftës së përditshme për barazi të plotë gjinore, e cila nevojitet posaçërisht në kohëpn e sotme. Qëllimi i ngjarjes është t’i ftojë gratë të cilat përmes aktiviteteve të tyre të vazhdueshme, secila në fushën e vet të veprimit, kontribuojnë për barazi gjinore dhe për avancim të të drejtave të grave në Maqedoni”, kumtoi Instituti francez.