Portieri i parë i Watford, Ben Foster ka thënë se nuk do të luajë në finale të FA Cup, atë ndaj Manchester City edhe nëse trajneri e zgjedh atë si titullar për këtë sfidë. Tek Watford, Foster është portieri i parë, por për ndeshjet e kupës këtë sezon ka luajtur portieri i dytë Heurelho Gomes, nga 7 ndeshje si titullar 5 i ka luajtur në FA Cup. Gomes ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni dhe finalja ndaj City është një ndeshje që i jep shansin ta mbyllë në nivelin më të lartë dhe portieri i parë, Foster, nuk dëshiron t’ia marrë këtë moment.