Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin, është huazuar te skuadra e Ligës së Dytë spanjolle, Real Oviedo. 20- vjeçari, i cili u ble nga Los Blancosi në vitin 2008 ka qenë më parë i huazuar te Leganesi dhe Valladolidi, por nuk ka gjetur hapësira. Ai në gjatë 2 vjetëve ka bërë vetëm pesë paraqitje në ndeshjet zyrtare.
Ukrainasi tashmë do të provojë veten te skuadra e Oviedos ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit.