Klubi i Athletic Bilbaos ditën e sotme e ka përjetuar me ankth dëmtimin në kokë të portierit, Alejandro Remiro i cili përfundoi në spital. Pas përplasjes së fuqishme në kokë Remiro ka rënë pa ndjenja në fushë, ndërsa ishin mjekët të cilët i dhanë ndihmën e parë, shkruan “Marca”. Menjëherë portieri është nisur me urgjencë drejt spitalit. Para disa minutash ka reaguar zyrtarisht klubi ku ka konfirmuar gjendjen jo shqetësuese të Remiros.