Marcelo Grohe është një portier brazilian që ditët e fundit është bërë i famshëm në të gjithë botën për shkak të disa pritjeve të tij. 30-vjeçari bëri një pritje fantastike gjatë gjysmëfinales së Kupës Libertadores në Amerikën e Jugut, mes Barcelonës nga Ekuadori dhe Gremios nga Brazili. Ndërsa skuadra e tij Gremio po fitonte 2-0 ai ka shpëtuar portën nga një gol i sigurt duke devijuar një goditje të sulmuesit kundërshtar që ndodhej vetëm 3 metra larg portës. Por kjo nuk është pritja e vetme fantastike e Grohe.