Pjesa më e madhe e afër 60 portave të qytetit të vjetër të Stambollit të rrethuar me mure, vazhdojnë të ekzistojnë përmes emrave të lagjeve të cilat janë emërtuar sipas tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Në të kaluarën, portat siguronin daljen dhe hyrjen nga qytetit i vjetër i Stambollit.
Edhe pse një pjesë e portave historike nuk kanë arritur të mbijetojnë, ato ende vazhdojnë të njihen përmes rajonave të cilat mbajnë emrat e tyre.
Disa nga portat më të njohura të qytetit të vjetër të Stambollit që ekzistojnë edhe sot janë Ahirkapi, Mevlanakapi, Narlikapi, Silivrikapi, Topkapi, Yedikule dhe Edirnekapi.