Shkup, 13 mars – Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka dalë me njoftim zyrtar për shkrimet në disa portale për gjoja praninë e një grupi të armatosur në malet e Sharrit dhe të udhëhequr nga Lirim Jakupi, i njohur me nofkën Nacisti. MPB-ja bën të ditur pas kontakteve me palën kosovare, është vërtetuar se Lirim Jakupi – Nacisti ndodhet në burg shtëpiak në Kosovë. “Në lidhje me informacionet të cilat ishin të publikuara në portale se gjoja personi Lirim Jakupi – Nacisti së bashku me 80 persona të armatosur gjenden në Malin Sharr, Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se janë marrë të gjitha aktivitetet e duhura dhe se në bashkëpunim me institucionet kosovare është marrë informatë se personi Lirim Jakupi – Nacisti gjendet në burg shtëpiak në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.