Simboli i Berlinit, Porta e Branderburgut, e cila është locuar qindra metra larg Parlamentit dhe Qeverisë, ishte pjesë e caqeve të planifikuara për sulme të grupit Shteti Islamik (SHI), me ç’rast duhej të kishte shumë viktima në njerëz.
Prokuroria federale publike gjermane sot njoftoi se tek njohuria e këtillë ka ardhur në bazë të thënieve të një anëtari të dyshuar të SHI-së, i cili ishte arrestuar gjatë muajit mars.
Në mesin e caqeve të tjera të xhihadistit të dyshuar, i cili ende ndodhet në paraburgim, ishte edhe sheshi “Aleksandarpllac” dhe hapësira rreth Rajhstagut, ku çdo ditë kalojnë dhjetëra mijë qytetarë dhe turistë.
I dyshuari, një periudhë më të gjatë i ka vëzhguar caqet e mundshme për sulm ndërkaq më pas, në muajin shkurt, në kontakt të SHI-së në Siri i ka dhënë hollësi për numrin e njerëzve dhe autobusëve në pjesë të ndryshme të ditës. Ai ishte arrestuar në mars, pas çka muajin e kaluar është akuzuar për “pjesëmarrje në ushtri të huaj”.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari është akuzuar edhe për atë që është ofruar me dy persona të tjerë të jetë ekzekutues i atyre sulmeve në territorin gjerman. Në Gjermani ka arritur si kërkues i azilit në vitin 2015.