Porsche më e shtrenjtë, modeli 928 shitet në ankand për 1.980.000 dollarë

26

Porsche 928 në gjendje të mirë mund të gjendej dikur në treg për 20.000 euro, që nuk është një shumë e madhe për ata që e duan këtë model të gjigantit gjerman.

Arsyeja: kupeja nga Zuffenhauseni me motor V8 të vendosur në pjesën e përparme të mjetit prodhim i viteve të 80-ta, kurrë nuk ka arritur ta fitoj statusin kult të modelit 911.

Jo në kohën kur u prodhua, por më vonë. Megjithatë ky fakt mund të ndryshojë gjithçka: një kopje që aktori Tom Cruise e voziti në vitin 1983 në filmin “Risky Business”, është shitur në ankandin Barret-Jackson në Houston për 1.980.000 dollarë.

Të njëjtën kohë, është rekord botëror për një 928. Duket se dikush ishte i gatshëm të paguaj sa kërkohej për këtë veturë që e pati në dorë edhe aktori holivudian.

E në shtëpinë e ankandeve Barret-Jackson, nuk kanë bërë të ditur se kishte paguar ekipi i filmit për 928-ën që u shit për një çmim marramendës