Paris, 12 nëntor – Liderët botërorë, mes të cilëve edhe presidenti i Francës, Emanuel Makron, sot në Paris, bënë thirrje për bashkëpunim më të madh ndërkombëtarë për uljen e tensioneve në botë.
Rreth 30 president të shteteve apo qeverive, funksionarë të rangut të lartë dhe krerë të dhjetë organizatave ndërkombëtare iu bashkëngjitën sot qindra aktivistëve, sipërmarrësve dhe të tjerëve në Forumin e paqes në Paris. SHBA-ja nuk dërgoi përfaqësues në këtë tubim, transmeton gazeta KOHA.
Në fjalën e tij hyrëse presidenti Makron u angazhua për multilaterizëm dhe “balancim të bashkëpunimit”, mes kombeve. Duke aluduar në politikën e jashtme të presidenti të SHBA-së, Donlld Trump, ai tha se sfida e unilateralizmit është “shumë e rrezikshme”.
“E provuam këtë opsion në të kaluarën – kjo çon drejt luftës”, theksoi Makron. Bota sot ballafaqohet me krizë të sistemeve ekonomike dhe politike, ndërsa unilateralizmi lind nacionalizëm, i cili shpie drejt luftërave”, tha presidenti francez.
“Sistemi i ekonomisë së hapur globale ishte i suksesshëm 70 vite dhe mundësoi vendosjen e paqes në shumë rajone në botë, ndërsa kriza e ndau shoqërinë, duke krijuar krizë të demokracisë dhe përsëri e jetësoi unilateralizmin.
Temë e forumit, i cili mbahet edhe nesër, janë ndryshimet klimatike, çështje demografike, emigrimi, përplasjet, terrorizmi dhe lufta ndaj varfërisë.
“Sot bota është si një oqean i madh, në të cilën të gjitha shtetet mes vete janë të lidhura dhe të gjithë ballafaqohemi me sfidat e njëjta”, vlerësoi nënpresidenti kinez, Vang Kishan, i cili vlerësoi se “përgjigja kolektive është opsioni i vetëm i qëndrueshëm”.
Kryetarja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, tha se vizioni i saj është “Evropa e cila ndihmon në pajtimin mes tyre të cilët janë të ndarë”, tha Fon der Lajen, e cila shtoi se është e nevojshme udhëheqësi stabile dhe përgjegjësi, për të cilën të gjithë duhet të kontribuojnë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, bëri thirrje për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar. “Mungesë kyçe në Këshillin e Sigurisë është mos përfaqësimi i mjaftueshëm i vendeve në zhvillim. Vetëm nëse e rrisim përfaqësim e Azisë, Amerikës Latine dhe Afrikës mund ta zgjidhim këtë problem. Do ta kisha kthyer vëmendjen drejt asaj se në cilindo konfigurim të Këshillit të Sigurisë, Perëndimi ka më së paku një të tretën, ndonjëherë edhe më shumë”, theksoi Lavrvov në Paris. Për problemet e tashme në Lindjen e Mesme, ai i akuzoi SHBA-në për shkak të politikës shkurtpamëse dhe egocentrike, duke filluar nga nga aktiviteti i rinovuar bërthamor i Iranit deri në tensionet në Izrael dhe territoret palestineze dhe protestat politike në Irak.
Forumi i paqes në Paris, u krijua vitin e kaluar, me rastin e njëqind vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ai është i konceptuar si tubim vjetor i krerëve shtetërorë, politikanëve, organizatave ndërkombëtare, organizatave joqeveritare dhe afaristëve, ku flitet për sfidat e ndryshme në botë.(koha.mk)