Presidenti ukrainas Petro Poroshenko planifikon të shpallë referendum për atë nëse vendi i tij duhet të hyjë në NATO, në momentin kur sondazhet tregojnë se 54 për qind e ukrainasve janë për anëtarësim në Aleancë, publikoi sot grupi medial gjerman “Funke medijengrupe”. “Para katër viteve, vetëm 16 për qind e ukrainasve ishin për hyrje në NATO. Tani janë 54 për qind”, deklaroi Poroshenko në intervistën për këtë grup.
Ai theksoi se si president “udhëhiqet nga qëndrimet e popullit” dhe paralajmëroi se do të shpallë referendum për anëtarësim në NATO. “Do të bëj gjithçka që është në fuqinë time të bëhemi anëtare e NATO-s, nëse populli e mbështet atë”, tha ai. Poroshenko konsideron se Ukraina së shpejti do t’i përmbushë kriteret inkuadruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Evropa duhet të kuptojë se do të ishte më e sigurtë, më e besueshme dhe më e lumtur me Ukrainën” potencoi Poroshenko.