Kiev, 28 nëntor – Presidenti ukrainas Petro Poroshenko në një intervistë për NBC Njuz deklaroi se ka mesazh për shefin e shtetit rus Vladimir Putin, të cilën do të dëshironte t’ia transmetojë personalisht kolegut të tij amerikan Donald Tramp gjatë Samitit të ardhshëm të G-20 në Argjentinë.
“Mesazhi im qëndron: Ju lutemi dilni nga Ukraina, Zoti Putin”, deklaroi Poroshenko.
Ai theksoi se armata ukrainase është e gatshme ta mbrojë vendin e saj, për çka konsideron në mbështetjen e premtuar nga SHBA-ja.
“Konsiderojmë në SHBA. Konsiderojmë në popullin amerikan”, deklaroi presidenti ukrainas.
Poroshenko potencoi se nëse vije deri në luftë Ukraina do të bëjë rezistencë të madhe, duke theksuar se Rusia, “do të paguajë çmim të lartë” nëse e sulmon vendin.