Kiev, 26 nëntor – Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka kërkuar nga Rusia menjëherë të lirojë marinarët ukrainas dhe anijet që ishin mbajtur dje në Ngushticën e Kerçit.
Pasdite, Parlamenti ukrainas do të rishikojë kërkesën e Poroshenkos për shpallje të gjendjes së luftës me kohëzgjatje prej 60 ditësh.
Ukraina ka bërë të ditur se gjashtë marinarë janë lënduar kur forcat kufitare ruse kanë hapur zjarr mbi tre anije ukrainase në afërsi të Ngushticës së Kerçit, ndërsa më pas janë arrestuar. Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer akuza për incidentin që ka thelluar tensionet mes tyre të cilat dalin nga aneksi i Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetjen për rebelët separatist në Ukrainën Lindore.
Ministri rus për Punë të Jashtme Sergej Lavrov e ka kulaifikuar si “provokim” atë që anije ukrainase kanë hyrë në ujërat e territorit rus.
Lavrov e ka akuzuar Ukrainën për përdorimin e “metodave të rrezikshme” në Ngushticën e Kerçit.
Ndryshe, ministrja e jashtme e Austrisë, Karin Knajsëll, vendi i së cilës kryeson me BE-në, ka propozuar nesër të mbahet takim i Komisionit për politikë dhe siguri pranë BE-së për shkak të situatës në Ngushticën e Kerçit.