Kiev, 3 dhjetor – Presidenti ukrainas Petro Poroshenko sot kumtoi se rezervistët ushtarak në vend do të ftohen në trajnim në kuadër të gjendjes së shpallur të luftës para pak kohësh dhe se disa njësite ushtarake do të shpërndahen në bazë të përforcimit të mbrojtjes së vendit.
Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov deklaroi se pohimi i Poroshenkos se Rusia planifikon të ndërtojë “korridor” nga Donbasi deri në Krime është absurd dhe se kjo është përpjekje që të rriten tensionet ndërmjet të dyja vendeve.
Peskov këtë e tha se duke komentuar deklaratën e Poroshenkos se Moska planifikon t’i “grabisë” Mariupolin dhe Berdijanskun.
“Për fat të keq, është e qartë se përpjekje të tilla (përkeqësim i tensioneve) do të vazhdojnë me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë”, tha Peskov dhe theksoi se “Rusia asnjëherë nuk ka grabitur e as vendosur korridore të tilla dhe se pohimet për atë janë absolutisht të pabaza”.
Marrëdhëniet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë edhe më shumë u përkeqësuan pas incidentit të 25 nëntorit kur Rusia hapi zjarr dhe ndaloi tri anije ukrainase, ndërsa ekuipazhet e tyre i arrestoi nën akuzën se i kanë shkelur kufijtë shtetërorë rus. Poroshenko pastaj shpalli gjendje lufte për 30 ditë në 10 rajone ukrainase të cilat i vlerëson si më të rrezikuarat nga sulmet eventuale ruse.