Kiev, 27 nëntor – Kërkesa e Rusisë për seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të KB-së për situatën në Detin Azov, nën premisën se Ukraina e ka shkelur kufirin rus, është refuzuar dhe kjo tregon se askush nuk i beson Rusisë, deklaroi sot presidenti ukrainas Petro Poroshenko.
“Ekzistojnë dëshmi të qarta për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës në rrugë të Detit Azov. Çka ka pritur Putini? Priti ta përsëritim atë që e bëri Gjeorgjia. Priti mundësinë të derdhë gjakun e mijëra ukrainasve, por Ukraina shkoi në rrugë tjetër. Do të bëjmë gjithçka që mundemi ta ruajmë vendin tonë”, ka shkruar Poroshenko në Fejsbuk.
Në Ukrainë nesër do të shpallet gjendje lufte në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa me të do të përfshihen disa pjesët të territorit.
Forcat ruse më 25 nëntor konfiskuan tre anije të marinës ukrainase në Ngushticën e Kerçenit, mes Detit të Zi dhe Azovit, me pretendim se ilegalisht kanë hyrë në ujërat territoriale ruse.