Pornografia mund të jetë duke tkurrur pjesë të trurit, që lidhen me shpërblimin dhe motivimin. Këtë sugjeron një studim gjerman, i cili zbuloi se burrat që shikonin pornografi ishin më përtacë. Përfundimi ka bërë të parën lidhje direkte mes pornografisë dhe mungesës së motivimit. Kërkuesit rekrutuan 64 meshkuj të shëndetshëm nga mosha 21-45 vjeç dhe i pyetën në lidhje me zakonet e tyre të shikimit të pornografisë. Me anë të lazerave ata skanuan trurin e tyre për të kuptuar si reagonte ky ndaj fotove pornografike. “Ne zbuluam që volumi i të ashtuquajturit ‘striatum’, një rajon i trurit që është i lidhur me procesin e shpërblimit dhe sjelljen e motivuar, ishte më i vogël, në bazë të konsumit të pornografisë”, tha kërkuesi Simone Kuhn.