Porexia, fiksimi për poret më shumë se rrudhat

Çdo ditë shiheni në pasqyrë, shqetësoheni për përmasat e poreve në lëkurën tuaj? Mund të vuani nga Porexia, fiksimi për poret. Por çfarë është ajo. Vetë termi Porexia, i krijuar nga dermatologia australiane Natasha Cook, do të thotë një vëmendje e tepërt për përmasat dhe pamjen e poreve të lëkurës. Një studim i L’Oreal Paris në 2014, dermatologia Cook tregon se 45% e femrave kanë rrëfyer se janë të fiksuara me poret e tyre, më shumë se sa për rrudhat.

PORET E ZGJERUARA

Çfarë janë poret e zgjeruara ekzatësisht? Bëhet fjalë për një zgjerim të poreve në pjesën sipërfaqësore të lëkurës, ku depozitohet sëmundja, e krijuar nga gjëndrat dhjamore të lëkurës sonë. Të gjithë njerëzit, meshkuj e femra të të gjitha moshave, kanë pore në lëkurë. Megjithatë madhësia e poreve i bën ato më shumë ose më pak të dukshme. Por pse zgjerohen? Ekspertët flasin për trashëgimi gjenetike. Disa persona kanë një lëkurë natyrale kompakte, ndërsa të tjerë i kanë më të dukshme poret e zgjeruara. Natyrisht dhe lloji i lëkurës, normal, i yndyrshëm apo i thatë ndikon në përmasat dhe pamjen e poreve të lëkurës së fytyrës.

MBANI PORET TË PASTRA

Një pastrim i mirë i lëkurës ndihmon në zvogëlimin e përmasave të poreve. Por kujdes, mos e teproni me scrub apo produkte pastrimi pasi mund të japë efekt të kundërt. Për këtë është e rëndësishme të përdoren produkte delikate dhe mos e teproni asnjëherë me përdorimin.

ASETET E NEVOJSHME PËR TË REDUKTUAR PORET E ZGJERUARA

Siç sugjeron dhe dermatologia Natasha Cook në blogun e saj, produktet me kolagjen, një përbërës natyral i pranishëm në lëkurën tonë, janë të nevojshme për të mbajtur një lëkurë kompakte. Edhe mbrojtja kundër diellit është një aleat i mirë në luftën kundër poreve të zgjeruara, ndërsa mund të punoni me teksturën e lëkurës falë produkteve me doza të përqendruara të vitaminave B,C, A dhe peptideve.