PORCHE feston 50-vjetorin e modelit 917

Një muze që i kushtohet markës “Porche”, po nderon këtë vit një prej ikonave sportive më të mëdha të saj. Një organizim special i titulluar “50 vjet Porche 917 – Ngjyrat e shpejtësisë” po mbahet në Stuttgart të Gjermanisë. Nga maji deri në shtator, do të zhvillohen gjithsej 14 ekspozime, përfshirë 10 modele 917 në “Porsche Museum” në qytetin gjerman.. Synimi është që të tregohet se 917-a ka qenë një frymëzim për dizanjuesit dhe inxhinierët e “Porchesë”. Gjurmët gjenetike të këtij modeli mund të shihen edhe sot në modelet sportive të markës.