Popullsia e Evropës po plaket shpejt, kurse gjeneratat e reja ndërrojnë shpesh vendbanimet. Rënia e popullsisë në hartë është shënuar me të kaltër të mbyllët, dhe ashtu siç shihet, popullsia ka rënë shumë në regjionet e lindjes dhe jugut të Evropës, duke përfshirë Ballkanin. Regjionet më të prekura nga rënia e numrit të popullsisë janë shtetet e Baltikut, Ballkanit dhe gadishulli Iberik, regjione këto të goditura nga papunësia dhe varfëria, gjë e cila shtyn qytetarët të migrojnë drejt vendeve të tjera. Të rinjtë e shkolluar dhe të talentuar po shkojnë drejt metropoleve të mëdha si Londra, Parisi e Barcelona, por edhe në qytetet e Skocisë dhe Irlandës.