Popullsia e botës ka arritur në 8 miliardë banorë (FOTO)

Sipas statistikave zyrtare nga Organizata e Kombëve të Bashkuar (OKB), popullsia e botës sot më 15 nëntor 2022, ka arritur në tetë miliardë banorë. Një tjetër informacion interesant që ata kanë ndarë me opinionin është se vitin e ardhshëm pritet që Kina të bjerë pas Indisë si kombi më i populluar në planet.

Të dy vendet janë shtëpia e mbi një miliardë njerëzve, dy të vetmet në botë, por rritja e popullsisë së Indisë do ta çojë atë në vendin e parë deri në vitin 2023. Arritja e tetë miliardë njerëzve që jetojnë në botë është një moment historik i madh, por Sir David Attenborough ka paralajmëruar se rritja e popullsisë duhet të ndalet nëse duam të shpëtojmë planetin Tokë nga ndryshimet katastrofike klimatike.