Ministri i brendshëm i Italisë, kontraverzi Matteo Salvini u betua sot në një tubim se do të dali me propozime shokuese që do të revitalizojnë ekonominë italiane, po ashtu do të formojë një aleancë euroskeptikësh në PE që do të reformojë BE’në, transmeton Gazeta Metro.
Udhëheqësi i partisë Lega Nord tashmë ministër i brendshëm dhe zëvendës kryeministër i Italisë gjatë një tubimi të fushatës për zgjedhjet për parlamentin e evropës deklaroi se do të propozojnë e ndryshime të mëdha në BE. Sipas tij ai do ta bëjë këtë së bashku me 11 parti tjera populiste, përfaqësuesit e të cilave ishin prezent gjatë tubimit.
Salivini iu tha gazetarëve sot në Milano se në tubim do jenë edhe përfaqësues të partive tjera evropiane, përshi edhe Front National i Marine Le Pen të Francës e Alternative fur Deutschland nga Gjermania, parti këto të spektrit të djathtë ekstrem sipas shumë kujt.
Ky grup i cili do të mblidhet pas zgjedhjeve të 23 majit Salvinit që është i njohur si euroskeptik dhe kundërshtar i madh i valutës Euro posaqërisht, do të punojë për një Evropë që “që merret me pak detyra por i kryen mirë”. Qëllimi i këtij grupi është të e kthejë vendimarrjen për sektore si tregëtia, agrikultura dhe bankat vendeve anëtare të BE’së.
Matteo Salvini asnjëherë nuk e ka mohuar termin ‘populist’ për partinë e qëndrimet e tij, por ngurron ta përshkruaj partinë Lega Nord si të djathtë, ai i konsideron politikat e saj si liberale, edhe pse janë të shumtë që e kritikojnë rreth qëndrimeve të tij sa i përket emigracionit në Evropë.