Në Papua Guinea praktikohet një traditë të çuditshme e përtypjes së arrave betel, e cila ka rritur rastet e kancerit të gojës, sëmundje kjo e cila po merr shumë jetë në këtë vend. Kjo traditë sot praktikohet nga gjithë populli, ndërsa më herët bëhej vetëm në raste të veçanta festash. Por, tani rastet e kancerit të gojës, të cilat po rriten dita ditës, po bëjnë që kombi të përpiqet të kontrollojë varësinë e tij ndaj kësaj tradite të keqe. Kjo traditë aplikohet shumë te fëmijët e moshës gjashtë vjeç, ndërkohë që ata të cilët kanë krijuar varësi pranojnë se e përtypin arrën betel nga mëngjesi deri në darkë. Në Papua Guinea e Re, ku është e njohur në vend si “Buai”, konsumohet me një shkop mustardë të zhytur në pluhurin e shkrirë të gëlqeres, dhe kjo këta persona i bën të lumtur dhe u jep energji, pas lodhjes së madhe me punët. Papua Guinea e Re ka shkallën më të lartë të kancerit të gojës në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gati një në çdo 500 raste të reja të gojës dhe kancerit të fytit është në Papua Guinea e Re duke u bërë vrasësi më i madh në vend.