Populli tajlandez nuk e ka fare në qejf fjalën “jo”. Kjo gjë është evidente edhe në emërtimet që përdoren për këtë shprehje mohuese: “po” në tajlandishte do të thotë “chai”, ndërsa fjala më e përafërt për të thënë jo është “mai chai” – që i bie “nuk është po”. Kjo është, megjithatë, diç më shumë sesa një lojë e thjeshtë fjalësh. Kështu shpërfaqet një anë e shoqërisë tajlandeze që nuk është shumë e njohur për të huajt, krejt derisa ata kalojnë sado pak kohë në këtë vend, shkruan “Koha Ditore”. E për të gjithë ata fjala “mai chai” tingëllon si frazë e çuditshme. Tajlanda njihet si vend i buzëqeshjes dhe banorët e saj krenohen me faktin se janë të këndshëm dhe të sjellshëm. Si një shoqëri kolektive, populli tajlandez është mësuar të jetë më i shqetësuar për atë çfarë është më e mira për grupin dhe jo për atë që u shkon për shtat personalisht atyre. Mbase kjo dhe është arsyeja pse “jo”-ja gjithnjë ndërlidhet disi me “po”-në. “Nuk është po” duket se e lë të nënkuptohet me një frazë të shkurtër keqardhja e tyre për faktin se nuk janë në gjendje që t’ju ndihmojnë në atë që ju u kërkuat. Në fakt, kur thuhet “mai chai”, fraza të shpeshtën e rasteve shqiptohet me sytë e lëshuar përtokë dhe me një përkulje të lehtë të quajtur “wai”.
Populli që nuk di të thotë JO
Leave a comment