Fondi për popullatë i Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se popullata e botës në vitin 2016 është rritur në 7.4 miliardë njerëz. Në raportin vjetor, i cili është prezantuar sot në kryeqytetin jordanez Aman, fokus është vendosur në mirëqenien e vajzave 10 vjeçare si indikator për kusht dhe mossukses në zhvillim. Theksohet se 89 për qind nga gjithsej 125 milionë vajza të moshës 10 vjeçare, të cilat jetojnë në botë, gjenden në vendet në zhvillim ku përballen me pengesa kur bëhet fjalë për të drejtë të barabartë të arsimit, mbrojtjes shëndetësore dhe sigurisë. Theksohet se gjysma e banorëve të planetit janë më të rinj se 24 vjeç.